U njohën në rrjete sociale, e mitura nga Ferizaj thotë se u dhunua

Prishtinë | 22 Jan 2022 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Një vajzë e mitur nga Ferizaj dyshohet se është dhunuar.

E mitura në polici ka raportuar se ishte njoftuar me një person nëpërmjet rrjeteve sociale dhe më pas kishte kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

“Viktima femër kosovare (e mitur) në prezencë të prindërve ka deklaruar se ishte njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale me një të dyshuar kosovar me të cilin kishte kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”.

Në raportin 24 orësh të policisë nuk raportohet për të arrestuar.

Të ngjashme