Këngëtari kosovar, Berkan Beka, së fundmi është operuar në zemër, gjersa në një intervistë ka rrëfyer më në detaje për këtë.
Ai tha se nuk ka qenë mirë muajt e fundit pasi ndjente shumë lodhje dhe se nuk merrte frymë mirë.
“Mirë jam, tani mirë. Sepse me të vërtetë e kalova një periudhë shumë të vështirë. Së pari falënderoj të gjithë njerëzit që përmes Instagramit që më kanë telefonuar. Me qindra njerëz nuk kam mundur që t’iu përgjigjem të gjithëve. Nuk themi kot që në këto ditë shihet njeriu se sa duhet”, u shpreh ai.
“Faleminderit familjes, Zotit. Tani më mirë jam, patjetër e kam që të shkoj te e mira”, tha tutje këngëtari nga Maqedonia e Veriut.
Gjendja e tij shëndetësore është stabile e po ashtu do të vazhdojë me projekte të reja muzikore.