U përfolën për një ndarje të mundshme, Bes Kallaku demanton me foton e Vitit të Ri

Prishtinë | 31 Dhj 2022 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

Lajmet për një ndarje të mundshme mes Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt bënë xhiron e rrjetit pak ditë më parë.

Çifti i hodhi poshtë zërat duke postuar një video teksa shkëmbenin një puthje në publik. Ditën e sotme aktori i humorit ka ndarë një foto krah të shoqes dhe vajzës së tyre Ajka.

Bashkangjitur fotos familjare ai ka lënë edhe një urim në prag të ndërrimit të viteve.

“Gezuar nga shpaja Kallakut!!! Zoti j’u rujt. Bekime, gjumin e omel e zemren plot!”, ka shkruar aktori krahas fotos.

Të ngjashme