U përleshën fizikisht për pronë, arrestohen 4 familjarë

Prishtinë | 01 Pri 2023 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Janë arrestuar 4 familjarë mes vete, pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht për çështje pronësore.

Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se pasi kanë goditur njëri tjetrin me mjete të forta, kanë pësuar lëndime dhe më pas kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Kamenicë 31.03.2023-17:36. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, familjarë në mes veti, pasi dyshohet se të njëjtit për çështje pronësore janë përleshur fizikisht në mes veti, duke e goditur njëri-tjetrin me mjete të forta. Si pasojë, të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, raporti i plotë i policisë.

Të ngjashme