U qëllua ambasada amerikane në Ankara

Prishtinë | 20 Gus 2018 | 09:12 | Nga

Të shtënat janë shkrepur nga vetura në lëvizje, e kanë goditur kabinën e policisë afër ndërtesës së ambasadës, mirëpo askush nuk është lënduar.

Disa të shtëna janë shkrepur në Ambasadën amerikane në Ankara por askush nuk është lënduar, lajmërojnë mediet turke. Sulmuesi apo sulmuesit e panjohur më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Marrëdhëniet në mes të Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës po bëhen gjithnjë e më të tensionuara në javët e fundit, mosmarrëveshjet e tyre tregtare dhe diplomatike gjithnjë e më të mëdha i kanë shtuar edhe më tepër proglemet ekonomike të Turqisë.

Turqia ka refuzuar ta lirojë pastorin amerikan Andrew Brunson të arrestuar me akuza për spiunazh dhe lidhje me lëvizjen e imamit Fethulah Gulen.

Dy vendet i kanë rritur doganat për njëri tjetrin, ndërsa SHBA i ka sanksionuar dy ministra turk.

Në ndërkohë lira turke e ka humbur vlerën për më tepër se 35 për qind në raport me dollarin prej fillimit të vitit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme