Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u raportua se anuloi disa takime që kishte dje dhe sot për shkak të shëndetit.
Kjo është konfirmuar nga këshilltarja për media e presidentit serb, duke thënë se shumë shpejt ai do të kthehet për tu takuar me Presidenten e Komisionit Evropian dhe për t’u marrë me Kosovën.
“Shëndeti i presidentit nuk ishte në rregull sot. Por, nesër Ursula von der Layen arrin nesër mbrëma dhe pasnesër ne jemi në Nish me të, duke shënuar fillimin e punimeve në korridorin e ri hekurudhor, pas kësaj shkojmë në Dubai dhe problemet e përditshme në Kosovë” Kështu që ne vendosëm, domethënë, mjekët sugjeruan që ai të ndalet për një kohë dhe të bëjë një pushim”, ka thënë ajo për Euronews.
Mirëpo, Vuçiq është shfaqur në publik sot, duke zhvilluar takime me ambasadoren e Kinës në Serbi, me të cilën e kishte anuluar takimin dje.