U rrëzua nga objekti ku po punonte, humb jetën 54-vjeçari në Ferizaj

Prishtinë | 12 Tet 2026 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Ka humbur jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Lajmin për këtë ngjarje njoftoi zëdhënësi i policisë për rajonin  e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tregoj se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj, pasi gjatë punimeve ndërtimore dyshohet se një 54-vjeçar është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

“Vdes një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj Një person i moshës i 54 vjeç ka humbur jetën sot rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj, në objektet ndërtimi, pasi gjatë punimeve ndërtimore dyshohet se është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum”, raporton KlanKosova.tv.

Të ngjashme