U shkarkua se ishte i dehur, emërohet kreu i ri i RENEA-s

Prishtinë | 15 Qer 2017 | 15:09 | Nga

Vetëm pak ditë më parë Sokol Poçari u shkarkua nga detyra e komandantit të RENEA-s, pas denoncimit të bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha. Por tani mësohet se është emëruar edhe kreu i ri i këtij reparti special.

Këtë të enjte është konfirmuar zyrtarisht dhe largimi i Komandatit të RENEA-s Poçari, i cili do të zëvendësohet nga Vasillaq Sota, shef i trajnimeve tek FLO.

Sota është në këtë post si i komanduar.

4 ditë më parë ishte ish-kryeministri Sali Berisha do të denonconte komandantin e RENEA-s Poçari, pasi ai është paraqitur në vendin e punës i dehur.

Në denoncimin që Berisha e kishte marrë nga “Renea-si Digjital”, shkruhej gjithashtu se drejtori i Forcave Lëvizëse Operacionale, Sokol Bizhga, me të parë këtë ngjarje, ka pezulluar Poçarin e madje, i ka kërkuar të bëjë dhe testin e alkoolit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme