U shpall i zhdukur, i moshuari gjendet me shenja jete në Istog

Prishtinë | 14 Shk 2026 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Një person i moshuar që ishte raportuar si i zhdukur në rrugën “Fadil Ferati” në Istog të enjten është gjetur me shenja jete brenda banesës së tij.

Policia njofton se familjarët kishin ngritur shqetësimin pasi i njëjti i cili jetonte i vetëm, nuk u ishte përgjigjur thirrjeve telefonike për një periudhë kohore.

Njësiti policor, në bashkëpunim me një të afërm të të moshuarit dhe pas konsultimit me prokurorin, kanë hapur me forcë derën e banesës. Brenda është gjetur i moshuari me shenja jete.

Ai është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor dhe aktualisht ndodhet duke marrë tretman në Spitalin Rajonal në Pejë.

Të ngjashme