Një zyrtar i Policisë së Kosovës, derisa ishte me kolegët e tij në kryerje të detyrës zyrtare, është sulmuar fizikisht në Prizren nga i dyshuari, teksa i bëhej verifikimi, pasi që i njëjti figuronte në listën e personave të kërkuar.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në vuajtje dënimi, pasi që kishte dy urdhër arreste aktive lëshuar nga Gjykata.
Zyrtari policor, i sulmuar fizikisht, mori trajtim mjekësor, njoftoi policia.