Një burrë ka përfunduar në QKUK pasi dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të së shtunës, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Viktima ka deklaruar se ishte sulmuar nga dy persona të panjohur.
“Lidhur me rastin është intervistuar dëshmitari m/k dhe rasti është duke u hetuar”, thotë PK.