Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një person në Ferizaj, nën dyshimet se ka kryer veprën penale të lëndimit të lehtë trupor.
Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur sot në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj.
Në njoftim thuhet se më të marrë informacionin njësitet e saj kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar me viktimën dhe një dëshmitare.
“Dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje, një 25-vjeçar, i dashuri i viktimës, e kishte sulmuar fizikisht atë, duke i shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QKMF në Ferizaj. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit të palëve, në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.