Uran Ismaili takon aktivistët e PDK-së në Shkollën Politike, diskuton për të ardhmen e partisë

Prishtinë | 29 Nën 2026 | 20:15 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka bërë të ditur se marrë pjesë në Shkollën Politike të PDK-së, të organizuar në bashkëpunim me Fondacionin Friedrich Naumann.


Përmes një postimi në Facebook, Ismaili ka njoftuar se ka diskutuar me aktivistë të PDK-së nga të gjitha qytetet e Kosovës për organizimin, funksionimin dhe të ardhmen e partisë.

“Në Shkollën Politike të Partisë Demokratike të Kosovës, të organizuar në bashkëpunim me Fondacionin Friedrich Naumann, pata kënaqësinë të jem pjesë e diskutimeve me aktivistë të PDK-së nga të gjitha qytetet e Kosovës për tema që lidhen me organizimin, funksionimin dhe të ardhmen e organizatës sonë” , ka shkruar Ismaili.


Ai ka thënë se ka ndarë mendime dhe përvoja, por edhe ka dëgjuar perspektivat e të rinjve që janë pjesë e organizatës.
Ismaili ka theksuar se përgatitja, përfshirja dhe hapësira për diskutim janë thelbësore për zhvillimin dhe përtëritjen e PDK-së.

“Ishte kënaqësi të ndaj mendime dhe përvoja, por edhe të dëgjoj perspektivat e të rinjve, të cilët, me angazhimin dhe përkushtimin e tyre, janë pjesë e rëndësishme e rrugëtimit të PDK-së.

Besoj se përgatitja, përfshirja dhe hapësira për diskutim janë thelbësore për një organizatë që synon të zhvillohet, të përtërihet dhe të ecë përpara. E ardhmja ndërtohet duke investuar te njerëzit dhe duke krijuar mundësi që idetë dhe energjia e tyre të zënë vendin që meritojnë”, ka perfunduar ai.

Të ngjashme