Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka krahasuar deklarimet e VV’së dhe Albin Kurtit, me të dhënat e ASK’së, lidhur me eksportet.
Bajrami, thekson se në raportin e publikuar nga Kurti, thuhet se, “dyfishim i eksporteve: Përmirësuam ndjeshëm raportin eksport-import, duke e ngritur nga 1:9 në 1.6,6”, porse, shton Bajrami, nga të dhënat e ASK’së, thotë deputetja, Kosova në vitin 2020, Kosova ka eksportuar 474,9 milionë euro dhe ka importuar 3.30 miliardë euro.
‘’ Pra, para se ta merrnit mandatin, raporti eksport-import ishte 1:7, ndërsa në vitin 2025 ishte 1:7,5. Ku është përmirësimi për të cilin po flisni, krahasuar me vitin 2020 ose 2021?’’, ka shkruar mes tjerash Bajrami.
Postimi i plotë: