U sulmua nga qentë, qytetarja kritikon fort Ramën

Prishtinë | 31 Tet 2022 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë në një lagje të Kryeqytetit është sulmuar një grua nga qentë endacakë.

Si pasojë e këtij sulmi, qytetarja që quhet Drenusha Bajrami, ka pësuar lëndime të lehta trupore.

‘’ Mbremë isha duke ecur ne pllato te nderteses dhe pa pritur erhdën shume qenë endacakë dhe më sulmuan ku si pasojë e sulmit i mora disa plagë në trup,” – ka thënë ajo.

Bajrami, ka bëre thirrje që organet kompetente të merren sa më shpejt me qeshjen e qeneve endacak, pasi që nuk është e vetmja viktimë e qeneve endacak.

‘’Ju kisha lutur te gjithe atyre qe jane kompetent per keto probleme qe te marrin masa sa me shpejt, sepse kesij rasteve dhe me te renda kishte shume shpesh. Kur shkova ne ambulanten e qytetin me treguan se cdo nat shume persona vijn per tu trajtuar nga kafshimet e qenve’’, ka thënë Bajrami.

Kujtojmë se rastet e sulmeve nga qentë endacakë janë të shumta në Prishtinë.

Sipas një asamblisti të LDK-së me emrin Pëllumb Bajqinovci në Prishtinë , vetëm në Kryeqytet janë përafërsisht 10 mijë qenë endacak.

Shkrimi i plotë i znj. Bajrami:

“I nderuari kryetar i Prishtinës, Përparim Rama! Çka do të thoje ti sikur ta kishin sulmuar qentë endacakë nënën, gruan, ose fëmijën tënd?

Çka do të thoje sikur të lajmëronte emergjenca, eja se të kanë kafshuar qentë endacakë një fëmijë tëndin?

Nuk të kemi votuar për fotele e zyre të ngrohta, por të kemi votuar për ta rregulluar Prishtinën. Mbrëmë isha duke ecur në pllato të ndërtesës dhe papritur erdhën shumë qenë endacakë dhe më sulmuan ku si pasojë e sulmit i mora disa plagë në trup.

Ju kisha lutur të gjithë atyre që janë kompetentë për këto probleme që të marrin masa sa më shpejtë, sepse kësi rastesh edhe më të rënda kishte shumë shpesh.

Kur shkova në ambulantën e qytetit më treguan se çdo natë shumë persona vijnë për t’u trajtuar nga kafshimet e qenve.

I lus gazetarët dhe mediat që të interesohen për këtë problem sepse është shumë serioz. Një ditë do të ketë edhe humbje jete nga qentë endacakë!”

Të ngjashme