U sulmuan fizikisht, arrestohen burri dhe gruaja që bashkëjetonin në Suharekë

Prishtinë | 18 Dhj 2021 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Pas një mosmarrëveshje mes veti janë sulmuar fizikisht një burrë dhe një grua që po bashkëjetonin në Suharekë.

“Si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar si prova materiale dy thika.” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Tutje bëhet e ditur se të dy janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme