U ther një person në Fushë-Kosovë, u arrestua i dyshuari

Prishtinë | 10 Pri 2025 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Një person u ther në Fushë-Kosovë. Për shkak të një mosmarrëveshjeje i dyshuari ka sulmuar me thikë viktimën, bëri të ditur Policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia e Kosovës.

Të ngjashme