U vodh një veturë me targa të Serbisë në Zubin-Potok

Prishtinë | 21 Pri 2025 | 09:07 | Nga Ekonomia Online

Një veturë me targa të Serbisë në Zubin-Potok u vodh të dielën, bëri të ditur sot Policia e Kosovës.  

Një qytetar në Zubin-Potok ka raportuar në Polici se të dielën iu vodh vetura me targa të Serbisë.

 “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është vjedhur vetura e tij me targa te Serbisë. Vetura kishte qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë së tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Të ngjashme