UBT dhe Raiffaisen Bank po e organizojnë garën “Data Science Hackathon”, që do të mbahet më 15-17 mars 2019, me ç’rast pjesë e garës mund të bëhen studentët e nivelit bachelor dhe master të të gjitha universiteteve dhe kolegjeve publike e private në Kosovë.
Kjo garë teston shkathtësitë e kandidatëve në të dhëna dhe fushën machine learning, ndërkaq për t’u bërë pjesë e garës të interesuarit duhet të aplikojnë në grup prej 2 deri në 5 studentë. Më pas rregullat e garës dhe detyrat tjera do të jepen nga organizatorët dhe mentorët e grupeve në formë të të dhënave (datasets) të emuluara.
Në këtë garë veglat ose gjuhët programuese që do ti përdorni për analizimin e të dhënave janë: Python, R Programing, Weka, Tableau, SPSS, RapidMinder, IBM Watson etj.
Gara do të zhvillohet në Kampuset Inovative të UBT-së në Lipjan, teksa juria profesionale në bazë të rezultateve të arritura do të përzgjedh fituesit dhe do të ndaj shpërblimet në tri kategori:
Vendi i parë: 1500 EUR dhe secili anëtar do të fitoj edhe nga një tablet
Vendi i dytë: 1000 EUR dhe secili anëtar do të fitoj edhe nga një telefon android
Vendi i tretë: 500 EUR dhe secili anëtar do të fitoj nga një Activity tracker
Përveç këtyre shpërblimeve, pjesëmarrësit e suksesshëm mund të fitojnë mundësinë për të vijuar praktikë profesionale me mundësi punësimi në UBT dhe Bankën Raiffaisen.