The Fund for American Studies (TFAS) ka nisur organizimin e Shkollës Verore “AIPES 2019”, që çdo vit mbahet në Charles University, në Pragë të Çekisë.
Këtë vit, shkolla synohet të fillojë prej 6-27 korrik 2019, teksa në edicionet e kaluara kanë aplikuar dhe kanë qenë përfitues të bursave për pjesëmarrje disa studentë të UBT-së.
AIPES është një program unik që mbledh rreth 100-110 studentë nga Amerika Veriore, Evropa, Lindja e Mesme, Afrika e Veriut dhe Azia Qendrore, për të eksploruar çështje themelore që lidhen me filozofinë politike, ekonominë politike dhe menaxhimin e konfliktit.
Shtrirja e gjerë e nacionaliteteve, feve dhe etnive të përfaqësuara në AIPES, u jep pjesëmarrësve mundësinë për të bashkëvepruar, për të mësuar dhe për të ndarë përvojat e tyre, në mënyrë që të përfitojnë zhvillim arsimor dhe profesional.
Aplikimi është hapur, ndërkaq afati i fundit për studentët që u nevojitet viza nga shteti i Çekisë, afatin e fundit për aplikim e kanë më 15 mars, ndërkaq për aplikuesit e tjerë është data 1 prill.