Përfaqësuesit e UBT-së, Besnik Skenderi dhe Murat Retkoceri, kanë mbajtur një sesion informues nxënësit e gjimnazit “Ismail Qemali”, në Kamenicë, të cilët i njoftuan me mundësinë e pjesëmarrjes në garën shtetërore, “Microsoft Office Specialist”, si dhe përfitimet që do të kenë me rastin e pjesëmarrjes.
Ata i njoftuan nxënësit se përmes kësaj gare do të testohen aftësitë dhe shkathtësitë e tyre në Exel, PowerPoint dhe Word, 2013 ose 2016, teksa vendi i parë fitues do të shpërblehet me 7 mijë dollarë, vendi i dytë me 3 mijë dollarë dhe vendi i tretë me 1 mijë e 500 dollarë, duke përfshirë edhe shpërblime të tjera dhe mundësi për punësim.
Fituesit që dalin nga kjo garë do ta përfaqësojnë Kosovën në garën botërore, “Microsoft Office Specialist”, që do të mbahet në SHBA.
Të drejtën e pjesëmarrjes në Garën “MOS” e kanë të gjithë kandidatët e moshës 13 deri në 22 vjeç, kurse mundësia për aplikim do të qëndrojë e hapur deri më 17 maj 2019.
Të interesuari mund të aplikojnë në linkun: www.ubt-uni.net dhe http://kampionatimos.com.