UBT-ja, institucioni më aktiv në Kosovë, krijon partneritet me mbi 450 universitete në botë

Prishtinë | 10 Mar 2020 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Partneritetet ndërkombëtare midis universiteteve janë të dobishme veçanërisht për stafin, studentët dhe për vendin në përgjithësi. Formimi i këtyre lidhjeve është më se e nevojshme, ngaqë rritet edhe shkalla e ndërkombëtarizimit me partnerë nga e gjithë bota.

UBT është institucioni më aktiv në Kosovë e rajon, ku angazhohet në lidhjen e partneriteteve të tilla, teksa deri më tash ka nënshkruar marrëveshje me mbi 450 universitete dhe institucione ndërkombëtare.

Për studentët vendas, këto marrëveshje u ofrojnë mundësinë për të udhëtuar ndërkombëtarisht përmes çdo programi shkëmbimi që mund të jetë krijuar, dhe anasjelltas për studentët në universitetet partnere.

Mobiliteti i studentëve dhe stafit, po ashtu, mundëson njohjen edhe me kulturën e kombeve tjera dhe do të kenë mundësi dhe eksploruar në aspektin shkencor, të marrin pjesë në shkollat verore të universiteteve përkatëse, njëherësh të fitojnë eksperiencë të re në fushat përkatëse.

Deri më sot, qindra studentë të UBT-së, të të gjitha fakulteteve, kanë përfituar mundësinë për të vazhduar studimet jashtë vendit, në shtete të ndryshme të botës, përfshirë vendet si: SHBA, Londër, Itali, Portugali, Suedi, Gjermani, Zvicër, Austri, Poloni, Kroaci dhe shume vende tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme