UBT-ja ka krijuar sistem online për mbrojtjen e temave të diplomës

Prishtinë | 02 Pri 2020 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Periudha e Coronavirusit ka shkaktuar vështirësi të shumta, por UBT është përshtatur dhe tashmë ka futur në sistem online gjithë ecurinë e procesit akademik.

Pas ligjëratave, tashmë UBT ka krijuar sistemin që as studentët të cilët janë në prag të diplomimit, të mos mbesin prapa, por të vazhdojnë procesin e tyre të mbrojtjes së temës së diplomës edhe online.

Mbrojtja e temave të diplomës do të zhvillohet në kuadër të platformës interaktive që funksionon përmes Moodle në kohë reale, me anë të së cilës pjesëmarrësit do të kenë mundësi ta zhvillojnë procesin duke i ndjekur të gjitha hapat e nevojshme, duke nisur nga komunikimi me video dhe audio deri tek përdorimi i tabelave virtuale.

UBT në këtë kohë pandemie për studentët e vet, po ofron mundësi të shumta dhe fleksibilitet për mbarëvajtje e të gjitha proceseve akademike.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme