UBT-ja nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universita degli Studi del Sannio nga Italia

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

UBT ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universita degli Studi del Sannio, nga Italia, me qëllim të krijimit të mundësive për studentët që dëshirojnë t’i vazhdojnë studimet në vendet që ata ëndërrojnë.

Bashkëpunimi përqendrohet në fushën e Sistemeve të Informacionit, Ekonomisë, Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturë, Shkencave Kompjuterike, Shkencave Politike, etj.

Falë kësaj marrëveshjeje institucionet mund të bëjnë shkëmbim semestral dhe tw studentëve, të organizojnë vizita studimore në shtetet përkatëse, të zhvillojnë konferenca shkencore, apo edhe mund të hartojnë projekte të përbashkëta kërkimore në fushat me interes.

Partneriteti mes dyja institucioneve do të kontribuojë në aspektin akademik dhe shkencor, teksa UBT tashmë ka rreth 500 bashkëpunime të tilla me universitete dhe institucione të shquara në botë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme