UBT përkrah krijimin e hapësirave inovative në shkollën e mesme “Xhevdet Doda”

Prishtinë | 22 Mar 2018 | 15:09 | Nga

Shkolla e mesme “Xhevdet Doda, në Prishtinë, ka hapur Qendrën Kreative ”Makerspace”, krijimin e të cilës e ka përkrahur në çdo formë UBT.

Në këtë qendër, nxënësit do të ideojnë projekte praktike që lidhen me shkencën, teknologjinë, inxhinierinë, matematikën, artin dhe muzikën.

Në hapje të qendrës kanë marrë pjesë përfaqësuesit e UBT-së, Valmir Hoxha, Halil Bashota dhe Lavdim Menxhiqi, të cilët theksuan se institucioni do të ndihmojë qendrën si me mjete teknologjike, po ashtu edhe në aspektin akademik, me qëllim të përgatitjes së nxënësve për zhvillim të shkathtësive si ndërmarrës në të ardhmen.

Qendra “Makerspace” është themeluar falë programit të USAID-it, të quajtur: “Përkrahja e adoleshentëve pas mësimit të rregullt”, dhe synon të zhvillojë mundësitë për punësim dhe shkathtësitë te të rinjtë e Kosovës.

Sipas UNDP-së, projekti ndihmon në zbatimin e planprogramit të Qeverisë së Kosovës për klasat 10-12, duke siguruar teknologji bashkëkohore, trajnime dhe mentorime edhe për mësimdhënësit.

Qendra është hapësirë e mbështetur nga prindërit e nxënësve nga gjitha komunitetet, ambient në të cilin pasqyrohet mjedis bashkëkohor i punës.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme