UBT shënon numër rekord të të punësuarve në sektorin privat të arsimit të lartë

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Politika e punës dhe funksionimit të UBT-së që nga viti i parë e deri sot, në 17-vjetorin e themelimit, është përgatitja e gjeneratave të reja për tregun e punës dhe punësimi i tyre, si dhe shndërrimi i UBT-së në një vatër punësimi për të tjerët.

UBT tashmë është bërë vend pune për 678 persona, prej të cilëve 132 janë angazhuar vetëm gjatë këtij semestri, si të punësuar dhe praktikantë.

Duke nisur funksionimin me vetëm pak akademikë, dhe atë kryesisht nga rrafshi ndërkombëtar, sot UBT ka mbledhur qindra profesionistë dhe akademikë nga mbarë trojet shqiptare, të cilët janë shkolluar nëpër universitetet më me renome botërore, ndërkaq tash i janë bashkuar UBT-së për ta ndarë përvojën dhe ekspertizën e tyre me studentët.

Miranda Haxhiu nga Departamenti i Burimeve Njerëzore në UBT, tha se të punësuarit në UBT kanë një nivel të lartë të kompetencave profesionale dhe gradave të shkollimin, e kjo përbën vlerë të shtuar për institucionin dhe Kosovën.

“UBT kryesisht përbëhet nga një staf akademik, ku numri me i madh i tyre janë doktor shkence, ose janë në proces të përfundimit të doktoraturës. Politika e institucionit është që t’i përkrahë intelektualet e rinj që kanë studiuar jashtë vendit dhe që tani kanë gjetur hapësirë për angazhim në UBT,  e ky trend fatmirësisht po rritet në secilin vit”, theksoi ajo.

Stafi i UBT-së është shkolluar nëpër institucione të njohura arsimore ndërkombëtare, përfshirë University of Vienna, London School of Economics, Leiden University, Trinity College Dublin, University of Graz, Salsburg University, John Hopkins University, Polytechnic University of Milan, Duke University, Linnaeus University, Gent Univeristy, George Town University, si dhe në shumë universitete të tjera prestigjioze.

Përpos kontributit në uljen e papunësisë në Kosovë, UBT i ka kushtuar rëndësi të veçantë edhe aspektit gjinor, në aspektin e fuqizimit dhe përkrahjes së grave në shkencë dhe menaxhment.

“Numri i përgjithshëm i të punësuarve në UBT është pothuajse i barabartë, marrë për bazë aspektin gjinor, me ç’rast numri më i madh i të punësuarave femra është në sektorin e menaxhmentit dhe koordinimit, me 50%, përkatësisht 80%”, tregoi Haxhiu.

Ajo konstatoi se UBT nuk ka synim që të reduktojë numrin e stafit, por përkundrazi, me rritjen e numrit të studentëve, do të shtojë në vijimësi edhe numrin e stafit akademik dhe administrativ.

“UBT nuk do të kursejë në aspektin e investimit në burime njerëzore, për shkak se jemi të vetëdijeshëm që jemi institucion akademik dhe njerëzit profesionalë janë potencial dhe vlerë e shtuar”, potencoi Haxhiu.

Përpos punësimit, UBT ndihmon dhe motivon stafin në të gjitha mënyrat për ngritje në grada akademike, për këtë arsye, shumë anëtarë të stafit në çdo vit kalojnë ose përfundojnë një nivel më të lartë akademik, ku një numër i madh i tyre përkrahen nga ana e institucionit në studimet e tyre të doktoratës nëpër universitete evropiane dhe amerikane. Po ashtu, stafi përkrahet edhe për ndjekje të trajnimeve, pastaj bëhen pjesë e proceseve të certifikimit, mobiliteteve, shkëmbimeve, si dhe angazhohen si profesorë vizitorë nëpër universitete të njohura botërore.

Të ngjashme