UBT shpall konkurs për regjistrimin e studentëve për vitin akademik 2017-2018

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 15:45 | Nga

Në bazë të vendimit të rektorit të UBT-së, Prof.Dr. Edmond Hajrizi, nr. 4880/45-12, të datës 10/07/2017, UBT shpall konkurs për regjistrimin e studentëve për vitin akademik 2017-2018.

Të drejtën e pranimit në UBT e kanë të gjithë kandidatët, të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme dhe kanë të përfunduar maturën shtetërore.

Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen në programet e akredituara dhe të licencuara të nivelit Baçelor dhe Master, si më poshtë:

Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri

– Inxhinieri dhe Sisteme Softuerike,

– Databaza dhe Sistemet e Informacionit,

– Grafikë dhe Multimedia,

– Web Programim,

– Rrjete dhe Telekomunikacion,

– Robotikë dhe Sisteme Intelegjente,

– Informatikë Biomjekësore,

– Siguria dhe Sigurimi i Informacionit,

– Multimedia dhe Vizualizim,

– Inxhinieri e Komunikimit,

– Shkenca e të Dhënave Statistikore,

– Informatikë Mjekësore.

Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi

– Financa, Banka dhe Sigurime,

– Kontabilitet, Auditim dhe Tatime,

– Menaxhment, Ndërmarrësi dhe Inovacion,

– Marketing dhe Shitje,

– Biznes Ndërkombëtar,

– Logjistika dhe Menaxhimi i Prokurimit.

Menaxhimi i Mekatronikës

– Menaxhimi i Mekartonikës,

– Automatizimi Industrial dhe Kontrolli i Procesit,

– Dizajni i Produkteve Industriale,

– Robotikë dhe Sisteme Inteligjente,

– Inxhinieri Biomjekësore,

– Inxhinieri e Telekomunikacionit,

– Inxhinieri Mekanike,

– Inxhinieri e Aeronautikës,

– Dizajn i Produkteve Industriale,

– Inxhinieri e Proceseve të Prodhimit,

– Teknologji.

Shkenca Politike

– Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci,

– Integrime Evropiane,

– Administratë Publike.

Sistemet e Informacionit

– Sistemet e Informacionit të Biznesit,

– Sistemet e Informacionit – GIS (Geo Information Systems),

– Sistemet e Informacionit të Bibliotekave dhe Arkivave,

– Statistikat, Procesimi dhe Simulimi i të Dhënave,

– Siguria e Informacionit dhe Privatësia,

– Komerci Elektronik (E-Komerci).

Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor

– Arkitekturë e Qëndrueshme,

– Menaxhim Urban,

– Restaurim Arkitekturor,

– Dizajn i Interierit.

Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë

– Inxhinieri Strukturore – Konstruktiv,

– Menaxhim i Ndërtimtarisë dhe Teknologji,

– Infrastrukturë Rrugore,

– Inxhinieri e Ujërave – Hidro,

– Inxhinieri Gjeoteknikës,

– Inxhinieri e Materialeve.

Juridik

– Civile,

– Penale,

– Ndërkombëtare.

E Drejta Biznesore Ndërkombëtare dhe Evropiane

Media dhe Komunikim

– Gazetari,

– Komunikim,

– Menaxhim i Medias,

– Marrëdhënie me Publikun,

– Regji Televizive,

– Gazetari On-Line,

– Kamerë,

– Fotografi.

Politika Publike dhe Menaxhim

– Politika Publike,

– Menaxhim Publik.

Inxhinieri e Energjisë

– Baza e Burimeve të Energjisë,

– Ruajtja e Energjisë,

– Energji Efiçiente,

– Teknologji e Informacionit,

– Menaxhim i Energjisë,

– Elektrikë Elektronike,

– Sistemet e Qëndrueshme,

– Izolim i Ndërtesave,

– Sistemet e Ngrohjes dhe të Ftohjes.

Inxhinieri e Energjisë Efiçiente

– Burimet e Energjisë,

– Konservim i Energjisë,

– Efiçiencë e Energjisë,

– Menaxhim i Energjisë,

– Inxhinieri Elektrike,

– Konservim i Energjisë në Ndërtesa,

– Sistemet e Ngrohjes dhe të Ftohjes,

– Energji Gjeometrike.

Infermieri

Dizajn i Integruar

– Dizajn Grafik dhe i Komunikimit,

– Dizajn Mode dhe Tekstil,

– Dizajn i Produkteve,

– Dekorim i Ndërtesave dhe Mobilim.

Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji

– Teknologjia e Ushqimit,

– Nutricioni (Të Ushqyerit),

– Menaxhimi me Cilësinë dhe Sigurinë e Ushqimit.

Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten në zyrat e administratës së UBT-së në Prishtinë, lagja Kalabria, si dhe në degën e UBT-së në Ferizaj, rruga “Ahmet Kaçiku”, dhe në degën e UBT-së në Prizren, rruga “Tirana”.

Programet e tjera si: Mjekësia e Përgjithshme, Stomatologjia, Farmacia dhe disa të tjera, janë në proces të akreditimit, që do të përmbyllet në fund të këtij muaji, me çka mundëson hapja e konkursit të regjistrimit të studentëve për këto programe, të cilat pritet të akreditohen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme