UBT shpall konkurs për regjistrimin e studentëve për vitin akademik 2018-2019

Prishtinë | 20 Qer 2018 | 17:01 | Nga Ekonomia Online

UBT  ka shpallur konkurs për regjistrimin dhe pranimin e studentëve për vitin akademik 2018-2019.

Të drejtën e pranimit në UBT e kanë të gjithë kandidatët, të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme dhe që e kanë të përfunduar maturën shtetërore.

Me zgjedhjen e UBT-së, automatikisht keni mundësinë e përzgjedhjes së profesioneve dhe specializimeve më të pasura dhe unike në vend e rajon, të cilat garantojnë sukses dhe ju bëjnë liderë të padiskutueshëm në tregun e punës.

Të gjithë të interesuarit mund të regjistrohen në programet e akredituara dhe të licencuara të nivelit Bachelor dhe Master, si më poshtë:

Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri (BSc & MSc), me specializimet:

· Inxhinieri dhe Sisteme Softuerike,

· Baza e të Dhënave dhe Sistemet e Informacionit,

· Grafika Kompjuterike dhe Multimedia,

· Web Programim,

· Rrjete dhe Telekomunikacion,

· Robotikë dhe Sisteme Inteligjente,

· Informatikë Biomjekësore,

· Siguria dhe Sigurimi i Informacionit,

· Multimedia dhe Vizualizim,

· Inxhinieri e Komunikimit,

· Shkenca e të Dhënave Statistikore,

· Informatikë Mjekësore.

Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (BA & MA), me specializimet:

· Financa, Banka dhe Sigurime,

· Kontabilitet, Auditim dhe Tatime,

· Menaxhment, Ndërmarrësi dhe Inovacion,

· Marketing dhe Shitje,

· Biznes Ndërkombëtar,

· Logjistika dhe Menaxhimi i Prokurimit.

Menaxhimi i Mekatronikës, me specializimet: (BSc & MSc)

· Menaxhimi i Mekatronikës,

· Automatizimi Industrial dhe Kontrolli i Procesit,

· Robotikë dhe Sisteme Inteligjente,

· Inxhinieri Biomjekësore,

· Inxhinieri e Telekomunikacionit,

· Inxhinieri Mekanike,

· Inxhinieri e Aeronautikës,

· Dizajn i Produkteve Industriale,

· Inxhinieri e Proceseve të Prodhimit.

Sistemet e Informacionit (BSc & MSc), me specializimet:

· Sistemet e Informacionit të Biznesit,

· Sistemet e Informacionit – GIS (Geo Information Systems),

· Sistemet e Informacionit të Bibliotekave dhe Arkivave,

· Statistikat, Procesimi dhe Simulimi i të Dhënave,

· Siguria e Informacionit dhe Privatësia,

· Komerci Elektronik (E-Komerci).

Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor (BSc & MSc), me specializimet:

· Arkitekturë e Qëndrueshme,

· Menaxhim Urban,

· Restaurim Arkitekturor,

· Dizajn i Interierit.

Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë (BSc & MSc), me specializimet:

· Inxhinieri Strukturore – Konstruktiv,

· Menaxhim i Ndërtimtarisë dhe Teknologji,

· Infrastrukturë Rrugore,

· Inxhinieri e Ujërave – Hidro,

· Inxhinieri Gjeoteknikës,

· Inxhinieri e Materialeve.

Shkenca Politike (BSc), me specializimet:

· Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci,

· Integrime Evropiane,

· Administratë Publike.

Juridik (LLB & LLM), me specializimet:

· Civile,

· Penale,

· Ndërkombëtare.

E Drejta Biznesore Ndërkombëtare dhe Evropiane (MA)

Media dhe Komunikim (BA & MA), me specializimet:

· Gazetari,

· Komunikim,

· Menaxhim i Medias,

· Marrëdhëniet me Publikun,

· Regji Televizive,

· Gazetari On-Line,

· Kamera dhe Fotografia.

Politika Publike dhe Menaxhim (MA), me specializimet:

· Politika Publike,

· Menaxhim Publik.

Inxhinieri e Energjisë (BSc), me specializimet:

· Baza e Burimeve të Energjisë,

· Ruajtja e Energjisë,

· Energjia Efiçiente,

· Teknologji e Informacionit,

· Menaxhimi i Energjisë,

· Eklektikë Elektronike,

· Sistemet e Qëndrueshme,

· Izolimi i Ndërtesave,

· Sistemet e Ngrohjes dhe të Ftohjes.

Inxhinieri e Energjisë Efiçiente (Certifikatë Profesionale), me specializimet:

· Burimet e Energjisë,

· Konservim i Energjisë,

· Efiçienca e Energjisë,

· Menaxhim i Energjisë,

· Inxhinieri Elektrike,

· Konservimi i Energjisë në Ndërtesa,

· Sistemet e Ngrohjes dhe të Ftohjes,

· Energji Gjeometrike.

Infermieri (BA)

Stomatologji (Dr. Dent)

Farmaci (MHh)

Dizajn i Integruar (BA), me specializimet:

· Dizajn Grafik dhe i Komunikimit,

· Dizajn Mode dhe Tekstil,

· Dizajn i Produkteve,

· Dekorim i Ndërtesave dhe Mobilim.

Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji (BSc), me specializimet:

· Teknologjia e Ushqimit,

· Nutricioni (Të Ushqyerit),

· Menaxhimi me Cilësinë dhe Sigurinë e Ushqimit.

Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten në zyrat e administratës së UBT-së në Prishtinë, lagja Kalabria, në degën e UBT-së në Ferizaj, rruga “Ahmet Kaçiku”, si dhe në degën e UBT-së në Prizren, rruga “Tirana”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme