UBT shpalos inovacionet për 20-vjetorin e themelimit, Hajrizi thotë se programet lidhen me nevojat e tregut

Prishtinë | 20 Dhj 2021 | 14:06 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në një ceremoni solemne, Kolegji UBT ka shpalosur 30 inovacionet për 20-vjetorin e themelimit, raporton Ekonomia Online.

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, tha se në vazhdimësi e kanë dëshmuar lidershipin në zhvillimin e shkencës dhe arsimit në Kosovë dhe rajon.

Ai më tej ka shtuar se synim kanë rritjen e vendeve të punës krejt kjo me lansimin e programeve të studimit që lidhen me nevojat e tregut të  punës.  Para të pranishmëve ai ka paraqitur planet deri në vitin 2025.

“UBT-ja ka filluar që të bashkëpunojë edhe me universitet të tjera në botë në mënyrë që të krijojmë një sistem të përbashkët.  Fitojë shumë studentët, poashtu edhe profesorët me këtë partneritet me një kosto shumë më të lirë”.

“Kemi arritur që për 20 vjet edhe ndërkombëtarizimin të proceseve të kalojmë edhe në vendet evropiane, dhe kemi realizuar një numër të madh të vlerave, të jemi të parët në lidershpi, ekselencë, është një tërësi e vlerave që i kemi mbuluar për 20 vjet”.

“UBT-ja ka mbi 1 000 persona staf të rregullt. Ide është që të gjenerojmë vende të punës, të rriten programet që lidhen me tregun e punës. Kemi punuar 150 projekte të reja zhvillimore, kjo i bie në çdo dy ditë një projekt”.

Hajrizi më tej ka shtuar se edhe pse qëllim kanë pasur paraqitjen e 20 inovacione për shkak të punës së madh i kanë përgatitur 30.

“Teknologjia 5G; Qendra e realitetit virtual; Junior Hub; Qendra e Inovacionit dhe Teknologjisë në Korçë; Smart City; Qendra Mediatike; Sport Hub; ISP – Internet – Cyber; Data Center; Kampusi i Gjelbër; Cambridge – Public Policy Simulation Lab; Gis Hub; Poliklinika e UBT-së, Gjimnazi dhe Shkolla e Mesme Profesionale; Qendra e Inovacionit dhe Teknologjisë në Prizren; Qendra e njohurive’ Trajnimi dhe certifikimi i mësuesve; UBT Go International (Korçë, Lubjanë dhe Vjenë); Fabrika UBT; Galeria virtuale; Bandat muzikore dhe laboratori i prodhimit; Konferenca dhe Forumi Virtual; Shtypshkronja; Teknologjia Aeronautike; UBT – Doc; Procesi i Ushqimit dhe Çmimi i Lidershipit të Ekselencës”.

Po ashtu ai ka treguar për rrjeti 5G në Ballkanin Perëndimor, raporton EO.

“Kemi teknologjinë e fundit në 5G dhe jemi të parët në regjionin e Ballkanit Perëndimor. Kjo na ndihmon që te jemi aktiv dhe të suksesshëm”.

Të ngjashme