Presidenti i gjigandit teknologjik “EON Reality”, Dan Lejerskar, ka vlerësuar lartë edhe njëherë rolin e UBT-së, duke theksuar se është një nga institucionet më të mëdha dhe prestigjioze akademike në Ballkan. Në një postim të tij në Linked in, ai ka thënë se institucioni qw ai drejton, EON Reality, ka bashkëpunim të ngushtë me UBT për të krijuar një eko-sistem inovacioni që shërben për të siguruar të mësuarit në mënyrë të digjitalizuar që përfshirë aftësitë digjitale për gjithë studentët dhe stafin.
“Ne i jemi bashkuar vizionit të prof. Edmond Hajrizi për ta kthyer rrugëtimin e UBT si një plan dhe një trampolinë për teknologjitë AR / VR për të shndërruar rajonin e Ballkanit Perëndimor në një qendër të teknologjive, industrive dhe qytetarëve të zgjuar”, thuhet në postimin e presidentit të EON Reality, Dan Lejerskar.
Për të lexuar postimin e plotë kushtuar bashkëpunimit mes UBT-së dhe EON Reality, klinkoni në linkun: