Pikë e fortë dhe identifikuese e UBT-së është shtrirja e gjerë e rrjetit të bashkëpunimit tek qindra partnerë ndërkombëtarë nga shumë shtete të botës, me të cilët gjatë vitit 2018 institucioni ka realizuar e konkretizuar një varg marrëveshjesh.
Gjatë vitit 2018. këto marrëveshje kanë qenë nismë për një varg prurjesh të reja në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit, për realizim të trajnimeve, seminareve e konferencave të përbashkëta, si dhe për jetësim të projekteve e shkëmbimeve të studentëve dhe stafit të UBT-së.
Falë këtij raporti të krijuar ndër vite, më shumë se kurrë më parë, vetëm gjatë Konferencës Ndërkombëtare, UBT ka sjellë në Kosovë rreth 250 profesorë dhe akademikë nga 24 shtete të ndryshme të botës, prej ku, përveç punimeve shkencore të prezantuara, lindën edhe një varg projektesh e marrëveshjesh të përbashkëta, rezultatet e të cilave do të sjellin rezultatet në vitet e ardhshme.
Gazetarja shumëvjeçare, Adelheid Feilcke, si dhe profesorët e mirënjohur ndërkombëtarë, Peter Kopacek, Peter Groumpos, Caroline Jaegerklein, Claire Gordon, Felix Bretinexger, Anita Mirjamdotter, ishin vetëm disa nga qindra personalitete që vizituan UBT-në dhe që u shprehën të lumtur me bashkëpunimin e krijuar ndër vite me institucionin, teksa vlerësuan se në UBT kanë gjetur një bashkëpunëtor serioz dhe për jetësim të projekteve, si dhe studentë shumë të talentuar dhe të gatshëm për marrje të përgjegjësive të studimit.
Në këto vite të ekzistimit, UBT ka realizuar mbi 300 marrëveshje bashkëpunimi me institucione arsimore nga shumica e shteteve të botës dhe nga të gjitha kontinentet, nga të cilat kanë lindur një numër i madh i projekteve inovative, hulumtime të përbashkëta shkencore dhe shkëmbime të studentëve dhe stafit akademik të UBT-së.