KRU “Prishtina” përmes një komunikate për media ka njoftuar përfaqësues të Autoritetit Rregullator për shërbime të Ujit gjatë ditës së sotme takuan zyrtarët e lartë të KRU ” Prishtina ” sh.a.
Në këtë takim morën pjesë kryeshefi ekzekutiv i KRU ” Prishtina ” Sokol Xhafa me zyrtarët e lartë të ndërmarrjes dhe drejoresha e ARRU-së, Hajrije Morina nga Autoriteti Rregullator i Ujit me stafin përcjellës.
Në njoftim thuhet se në këtë takim u diskutuan çështje të rëndësishme si: sfidat gjatë periudhës së pandemisë , caqet e vendosura për KRU ” Prishtina ” lidhur me ujin e pafaturuar, arkëtimin, investimet kapitale nga burimet vetanake, efikasiteti i stafit , monitorimi i zbatimit të procesit tarifor, plani i menaxhimit të aseteve, harmonizimi i Planit të Biznesit me Planin e menaxhimit të aseteve, kontratat e shërbimit me konsumatorë dhe marrëveshjet me Komunat si dhe zgjerimi i zonës së shërbimit.
“Ua kujtojmë se, KRU ” Prishtina ” sh.a. ofron shërbime për ujësjellës e kanalizim në tetë komuna: Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Podujevë, Drenas, Shtime, Lipjan dhe Graçanicë.
Autoriteti Rregullator për shërbime të ujit (ARRU) si autoritet i pavarur, është përgjegjës për rregullimin e veprimtarive të ofruesve të shërbimit të ujit Kosovë”.