Serbia është urdhëruar të luajë ndeshjen e ardhshme kualifikuese për “Euro 2020” ndaj Luksemburgut më 14 nëntor, në stadium pa shikues, për shkak të sjelljeve raciste të tifozëve të vet në humbjen e muajit të shkuar nga Portugalia 4 me 2 në Beograd.
UEFA po ashtu ka gjobitur Serbinë me 33 mijë e 250 euro.
Në vendimin e UEFA-s theksohet se Serbia do të luajë “dy ndeshjet e ardhshme zyrtare si vendase pa shikues, me të dytën që hyn në fuqi nëse përsëritet problemi brenda periudhës njëvjeçare”.
Serbët janë urdhëruar të bartin banerin #EqualGame me logon e UEFA-s në ndeshjen e ardhshme vendase, më 17 nëntor ndaj Ukrainës.
Serbia është e treta në Grupin B me dhjetë pikë, nëntë prapa Ukrainës së kualifikuar dhe një prapa Portugalisë.Koha.Net.