UEFA kërcënon me bojkotim të FIFA-s nëse Kupa e Botës zhvillohet çdo dy vjet

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s, ka kërcënuar FIFA-n me bojkot të Kupës së Botës, nëse kompeticioni kalon në një cikël dyvjeçar.

Në maj, Kongresi i FIFA-s ra dakord për një studim fizibiliteti në ndryshimin e kalendarit, pasi u kërkua nga federata e futbollit arab saudit.

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, tani kreu i FIFA -s për zhvillimin e futbollit global, ka treguar idenë dhe ka filluar të konsultohet me lojtarët dhe trajnerët.

Por, Ceferin vëri në dyshim pjesëmarrjen evropiane dhe të Amerikës së Jugut në garë, nëse reformat vazhdojnë.

“Ne mund të vendosim të mos luajmë në të, me sa di unë, amerikano-jugorët kanë të njejtin mendim, unë mendoj se nuk do të ndodhë kurrë pasi është kundër parimeve themelore të futbollit”, tha Ceferin.

“Të luash çdo verë një turne njëmujor, për lojtarët është një vrasës”.

“Vlera e tij e madhe bëhet pikërisht sepse është çdo katër vjet, ju e prisni, është si Lojërat Olimpike, është një ngjarje e madhe. Unë nuk shoh që federatat tona mbështesin atë”.

Një takim i të 55 vendeve anëtare të UEFA-s është thirrur për të martën kur do të ngrihet plani i FIFA-s, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

UEFA është e zemëruar që propozimet për Kupën Botërore dyvjeçare janë zhvilluar dhe ndarë para konsultimit me konfederatat.

Të ngjashme