UEFA: Kosova përballet me fituesin e ndeshjes Estoni – Qipro

Prishtinë | 17 Dhj 2021 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Fituesi në përballjen midis Estonisë dhe Qipros, do të jetë nikoqiri i parë i Kosovës më 2 qershor, në Ligën C, të Ligës së Kombeve.

Kështu e nxori shorti që UEFA  e publikoi sot për ndeshjet e edicionin e tretë të Ligës së Kombeve, të cilat do të zhvillohen në qershor dhe shtator të vitit të ardhshëm.

Estonia e Qipro në muajin mars do të luajnë ndeshjen e ‘play-aut’-it dhe fituesi i këtij dueli do t’i vazhdojë garat në Ligën C, derisa humbësi në Ligën D.

Muaji qershor do të jetë i ngjeshur për Dardanët, ngase do t’i luajnë edhe tri ndeshje tjera.

Më 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta presin Greqinë, kurse katër ditë më vonë do të luajnë kundër Irlandës së Veriut.

Ndeshjet e këtij muaji Kosova i mbyll si mysafire në duel me Greqinë, më 12 qershor.

Ndërkaq, në vjeshtë Kosova fillimisht luan si mysafire e Irlandës së Veriut, më 24 shtator, derisa tri ditë më vonë në shtëpi e pret Qipron ose Estoninë. Fituesi i Grupit C2 do të promovohet në Ligën B për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve.

Të ngjashme