UEFA është në bisedime me Prishtinën dhe Lincoln Red Imps për të përcaktuar fatin e ndeshjes.
Sipas asaj që raporton mediumi GBC News, zyrtarë të UEFA-s janë në bisedime me ata të dy skuadrave, në mënyrë që të sqarohet se çfarë ka ndodhur.
Një burim i afërt i mediumit me Prishtinën i ka konfirmuar se klubi kosovar nuk ka lojtarë të mjaftueshëm për të zhvilluar takimin.
Duket se UEFA do të marrë vendim që ndeshja të përfundohet me rezultat 3-0, në mënyrë që situata të mos eskalojë.
Kujtojmë se Leart Emini, Ardit Nika, Kushtrim Gashi, Perparim Osmani, Adem Maliqi, Mërgim Boshnjaku, Arbnor Muja dhe Ardian Muja, janë të infektuar me Coronavirus./ Telegrafi