UEFA pezullon vendimin kundër Milanit

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 18:52 | Nga Ekonomia Online

UEFA zyrtarisht ka pezulluar procedurat kundër Milanit rreth “Fair play-it financiar” derisa të ketë një vendim final nga CAS-i.

Kjo nënkupton se Rossonerët nuk do të përjashtohen nga garat evropiane, dhe gjithashtu kjo mund të ndryshojë edhe vendimin final, transmeton Koha.net.

“Pezullimi i procedurave do të jetë në fuqi derisa të ketë një zgjidhje të rastit në CAS”, thuhet në deklaratën e UEFA-s.

Milani është kualifikuar në Ligën e Evropës, por nëse përjashtohet atëherë vendin e saj do ta marrë Torino.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme