UEFA publikon formacionin e javës, dështim për Barcelonën

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Liverpool dhe Tottenham kanë siguruar biletën për finalen 1 qershorit që zhvillohet në kryeqytetin spanjoll në Madrid.

Reds kanë mposhtur Barcelonën me rezultat 4-0 në ndeshjen kthyese derisa Spurs eliminuan Ajaxin, shkruan Indeksonline.

UEFA ka publikuar formacionin e javës ku përbëhet nga futbollist të Liverpool, Tottenham dhe Ajax por asnjë nga Barcelona.

Në portë është zgjedhur Alisson Becker derisa vija mbrojtëse përbëhet nga De Ligt, Van Dijk dhe Alexander-Arnold.

Në mesfushë janë rreshtuar Henderson, Wijnaldum, Ziyech, Dele Alli dhe Lucas Moura.

Dyshja e sulmit përbëhet nga Tadic dhe Origi.

Të ngjashme