UEFA “sakaton” Federatën Shqiptare për ndeshjen ndaj Polonisë

Prishtinë | 20 Sht 2023 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

Komisioni disiplinor i UEFA-s e ka dënuar Kombëtaren Shqiptare me 44 mijë euro gjobë për ndeshjen që është zhvilluar mes Shqipërisë dhe Polonisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024 që do të mbahen në Gjermani.

Me 30 mijë euro gjobë është dënuar FShF-ja për ndezjen e fishekzjarrëve, hedhjen e gjësendeve dhe për akte dëmtuese në duelin me Poloninë.

Kurse me 14 mijë euro gjobë është dënuar pasi ka bllokuar rrugët publike.

UEFA ka vendosur edhe mbylljen e pjesshme të “tribunës veriore dhe jugore” të stadiumit për ndeshjen e ardhshme si vendas, por këtë vendim e ka pezulluar për një periudhë provuese prej dy vjetësh.

FShF-ja po ashtu ka marrë edhe paralajmërime për sjelljen e pahijshme të ekipit, reklamimin e ndaluar të sponsorëve në çanta, mosrespektimin e kërkesave minimale mjekësore, moszbatimin e një strategjie të duhur të ndarjes së biletave dhe për mediumet e paautorizuara në fushë.

Shqipëria e fitoi ndeshjen me rezultat 2-0 ndaj Polonisë.

Të ngjashme