SHBA dhe Uells kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1, sonte në stadiumin “Ahmad bin Ali”, duel ky i zhvilluar në kuadër të Grupit B.
Përballja mes amerikanëve dhe uellsianëve, ka dhënë një ndeshje mjaft të mirë dhe më intensitet të lartë.
Pjesa e parë mes këtyre dy kombëtareve, është mbyllur me avantazhin e amerikanëve prej 1-0, falë golit të Weah (36’).
Pjesëloja e dytë, ka sjell sfidë edhe më interesante me Uellsin që gjithnjë ishte në kërkim të golit të barazimit.
Dhe ishte asi i uellsianëve, Gareth Bale (82’), i cili ndezi stadiumin kur barazoi shifrat në 1-1, nga penalltia, rezultat më të cilin edhe u mbyll kjo supersfidë.
Pas ndeshjeve të para në Grupin B, kryeson Anglia me tri pikë, kurse, SHBA dhe Uellsi kanë nga një pikë, derisa Iran është e fundit pa pikë.