Ujësjellësi apelon për kursim, bie niveli i ujit në liqenet akumuluese

Prishtinë | 30 Kor 2019 | 08:26 | Nga Ekonomia Online

Ujësjellësi “Prishtina”, të hënën, ka bërë të ditur se është rritur ndjeshëm konsumi i ujit, teksa ka shënuar rënie niveli i ujit në dy liqenet akumuluese në Batllavë e Badovc.

Sipas matjeve të fundit të KUR “Prishtina”, niveli i ujit në Batllavë është minus 5.50 metra nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badovcit minus 6.25 metra nën kuotën maksimale, shkruan sot Koha Ditore.

“Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë. Ta shpenzojmë ujin e pijshëm për nevoja shtëpiake dhe assesi për destinime të tjera të paarsyeshme”, thuhet në komunikatën e KUR “Prishtina”.

Zëdhënësja Arjeta Mjeku-Azizi, ka thënë se kjo kompani me të gjitha kapacitetet teknike trajtuese është duke bërë shpërndarje të barabartë të ujit të pijshëm te të gjithë konsumatorët.

Ajo ka thënë se ankesat e konsumatorëve në disa pika të larta të furnizimit, në objekte që janë të ndërtuara mbi kuota të rezervuarëve, janë prezent herë pas here dhe kjo, krejt për shkak të keqpërdorimit të ujit që po ndodhë në pika të ulëta furnizuese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme