Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina” ka njoftuar se borxhi ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit arrin shumën prej mbi 50 milionë eurosh.
”Prishtina” ka apeluar te të gjithë konsumatorët që t’i kryejnë obligimet financiare ndaj kompanisë (marrjen e shërbimeve/ ujë të pijshëm dhe largimin e ujërave të ndotura), në të kundërtën do të shkyçen nga të gjitha shërbimet dhe lëndët e tyre do të dërgohen te Përmbaruesit Privatë, duke i falënderuar paguesit e rregullt.
Ata kanë bërë të ditur se ky apel për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, përveç konsumatorit shtëpiak / amvisëri vlen edhe për institucione/ konsumatorin komercial, me theks të veçantë për Komunën e Prishtinës.
Kjo kompani ka thënë se komuna e Prishtinës ka borxhe të mëdha ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, përfshirë shkollat fillore, të mesme, çerdhet / kopshtet publike dhe po ashtu edhe vetë Kuvendi Komunal.
Ata kanë njoftuar se nëse deri në ditën e premte nuk nisin pagesat ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, dhe nëse nuk i sanojnë rrjedhjet e brendshme kolektive (si obligim i tyre ligjor), atëherë ata do të detyrohen t’i shkyçin në tërësi nga sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm.
Nga ky borxh 50 milionësh, vetëm komuna e Prishtinës ka akumuluar një borxh prej 6.750 milionë eurosh.