Ujësjellësi nga sot dërgon konsumatorët borxhlinj tek Përmbaruesit Privat

Prishtinë | 24 Pri 2019 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, Prishtina, thotë se sot ka formuar komisione të veçanta për verifikimin dhe dërgimin/procesimin e lëndëve tek Përmbaruesit Privat, të konsumatorëve që kanë obligime të pashlyera ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit dhe të atyre konsumatorëve të cilët kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe të cilët nuk iu janë përmbajtur kontratës së nënshkruar nga të dyja palët.

“Borxhi total ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit është mbi 40 milion euro derisa, nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike kanë përfituar mbi 52 mijë konsumatorë, ku një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk iu janë përmbajtur marrëveshjes kontraktuare”.

“Përveç aplikimit masiv të shkyçjeve individuale, nga sot lëndë të shumta të konsumatorëve borxhlinj do të procesohen tek Përmbaruesit”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Kompania Ujësjellësi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme