Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë thirrje për qytetarët që të kenë shpenzim racional të ujit të pijshëm.
Në njoftimin e tyre deklarohet se furnizimi me ujë është stabil dhe do të vazhdojë të jetë kështu.
“”Jini të vëmendshëm se , pa shëndet ne nuk jemi askund”. Pastro duart vazhdimisht, por jo vetëm sot, nesër , pasnesër dhe çdo moment të nevojshëm të jetës tënde”.
“Investoni në shëndetin tuaj duke mbajt higjienën tuaj personale. Por, duke e mbajt higjienën tuaj personale, ju jeni duke investuar direkt në shëndetin tuaj dhe rrethit e familjes tënde. KRU” Prishtina” sh.a. iu bën thirrje që në këtë kohë, derisa po qëndroni në shtëpitë tuaja, të shpenzoni racionalisht ujin duke e shpenzuar për nevoja higjienike dhe shtëpiake por asnjë litër ujë të mos ju shkojë kot, duke e lënë të rrjedhë nga rubineti juaj!
“Furnizimi është stabil dhe bashkërisht të kontribuojmë në ruajtjen e ujit të pijshëm ngase kemi rritje të konsumit. Pastro duart me ujë por ujin përdoreni në mënyrë të drejtë”, thuhet në këtë njoftim.