Një gyp i ujësjellësit ka shpërthyer të dielen në mëngjes në afërsi të Kuvendit.
Sipas KUR “Prishtina” ky gyp i ujit i materialit Gizë me diametër DN 100 mm, ka shpërthyer si pasojë e vjetërsisë së tubacionit, raporton Ekonomia Online.
“Pëlcet gypi i vjetër i ujit në afërsi të Kuvendit të Kosovës. Gjatë orëve të hershme të mëngjesit të ditës së sotme, në afërsi të Kuvendit të Kosovës, ka pëlcitë një gyp i ujit i materialit Gizë me diametër DN 100 mm. Deri te pëlcitja ka ardhë si pasojë e vjetërsisë së tubacionit”, thuhet në njoftimin e KUR “Prishtina”.
Ekipet e ujësjellësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të intervenuar dhe sanimi i defektit pritet të përfundojë shumë shpejtë.
Pa ujë të pijshëm janë një pjesë e vogël e rrugës” Bajram Kelmendi” në Prishtinë.