Departamenti për Konsumatorë i Ujësjellësit “Prishtina” sqaron për të gjithë qytetarët e Prishtinës se deri më 1 shtator 2018, pikat e shitjes (arkat për pagesa të shërbimeve) janë duke punuar nga ora 8:00 e mëngjesit e deri në ora 18:00 e mbrëmjes.
Ky sqarim vjen pasi sipas këtij departamenti, është vërejtur numër i madh i konsumatorëve të cilët sipas tyre kanë ngatërruar orarin e punës në këto pika të shitjes së Departamentit për Konsumatorë të Ujësjellësit.
“Nga dita e hënë-premte orari do të jetë nga ora 08-18 ( gjithsej 10 orë ) , ndërsa ditën e shtunë do të punohet nga ora 09-16 ( gjithsej 7 orë). Arsyeja e zgjatjes së orarit të punës në këtë departament është ofrimi i shërbimeve cilësore për bashkatdhetarët tanë, derisa janë duke pushuar në Republikën e Kosovës”.