Ukraina bllokon faqet ruse në internet

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 15:12 | Nga

Kievi zyrtar ka bllokuar qasjen në faqen e internetit të agjencive së lajmeve Rusija Sevodnja dhe RIA Novosti Ukrajina, ndërkohë që do të ngrihet edhe pasuria e tyre në Ukrainë.

Të dyja agjencitë ishin në listën e zezë të Kievit për tri vjet radhazi.

Po ashtu operatorët ukrainas morën urdhrin për të limituar qasjen në faqet tjera ruse Rossiяsegodnя.rf, Sputniknews.com, Ria.ru, Rsport.ria.ru, 1prime.ru, Realty.ria.ru dhe rian.com.ua. Pjesëtarët e shërbimit të sigurisë së Ukrainës javën e kaluar arrestuan redaktorin e RIA Novosti Ukrajina Kiril Vishinski dhe bastisën redaksinë e RIA Novosti.

Ukraina dhe Rusia kanë të tensionuara raportet për shkak të aneksimit të Krimesë nga Moska në vitin 2014.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme