Ukraina do të dërgojë helikopterë e mijëra trupa në kufirin me Bjellorusinë

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Brendshëm i Ukrainës tha të enjten se vendi i tij do të dërgojë 8.500 trupa shtesë dhe 15 helikopterë për ta ruajtur kufirin me Bjellorusinë me qëllim të parandalimit të përpjekjeve të mundshme të emigrantëve që ta kalojnë kufirin.

Ministri Denys Monastyrskiy tha se forcat e reja do të përfshijnë 3.000 roja kufitare, 3.500 ushtarë të Gardës Kombëtare dhe 2.000 policë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

“Aviacioni gjithashtu do të jetë në detyrë, sidomos 15 helikopterë, të cilët do të sigurojnë lëvizshmëri dhe, nëse është e nevojshme, do t’i dërgojnë forcat tona në kufi”, shtoi ai.

Ministri gjithashtu tha se trupat kufitare, policia e Garda Kombëtare do të zhvillojnë ushtrime në kufi me Bjellorusinë. “Me qëllim të kundërshtimit të krizës së mundshme me emigrantët, ne do t’i përfshijmë të gjitha pesë strukturat e Ministrisë së Punëve të Brendshme pa përjashtim” citohet të ketë thënë ministri ukrainas.

Edhe pse Ukraina nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, Ukraina po tregohet syçelë për të mos u bër front tjetër në krizën e emigrantëve.

Të ngjashme