Ukraina synon të ndajë plotësisht sistemin e saj energjetik nga Rusia dhe Bjellorusia dhe kjo pritet të ndodh në vitin 2023.
Kështu ka njoftuar ministri ukrainas i Energjisë, Yuriy Vitrenko pas takimit me homologun e tij nga Lituania, duke shtuar se do të bëhet sinkronizimi i plotë me Rrjetin Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmetimit për Energjinë Elektrike (ENTSO-E).
“Procesi i bashkëpunimit po vjen afër fundit. Vitin e ardhshëm, Ukraina do të largohet nga sistemi energjetik i Rusisë dhe Bjellorusisë. Në vitin 2023 do të bëhet sinkronizimi i plotë me ENTSO-E”, tha Vitrenko.
Ministrat diskutuan gjithashtu për Termocentralin Bërthamor të Bjellorusisë në Astravets.
“Ky është një projekt gjeopolitik. Është një kërcënim i përbashkët për Lituaninë dhe Ukrainën, kështu që ne duhet të solidarizohemi duke ndaluar zhvillimin e mëtejshëm të tij”, tha ministri lituanez, Dainius Kreivys.
Ai kujtoi se ky termocentrali bjellorus tashmë kishte pasur disa aksidente dhe keqfunksionime.
Vitrenko dhe Kreivys janë pajtuar që të krijojnë një grup të përbashkët pune që, ndër të tjera, do të shkëmbejnë informacione rreth statusit të sigurisë së këtij termocentrali bërthamor.
Po ashtu, ditë më parë kishte pasur tensione ndërmjet Vladimir Putinit dhe Aleksandar Lukashenkos për bazat ushtarake në Bjellorusi.