Hetuesit ukrainas tashmë kanë qasje në kutinë e zeza dhe regjistrimet e komunikimeve midis pilotit dhe kontrollit të fluturimit në Teheran, tha Ministri i Jashtëm i Ukrainës.
Duke folur në një konferencë në Kiev sot, Vadym Prystaiko tha se një ekip i hetuesve ukrainas kanë bashkëpunimin e plotë nga iranianët.
Ata ende nuk kanë filluar të ekzaminojnë informacionin.
Të gjitha teoritë se pse avioni u rrëzua po merren parasysh, shtoi ai. /Telegrafi/